Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Shaban Jashari” në qytetin e Skenderajt, kanë organizuar sot një aktivitet humanitar, duke bërë shitjen e ëmbëlsirave, me qëllim që mjetet e grumbulluara financiare, t’u dedikohen familjeve të dy bashkëmoshatarëve të tyre, të cilat jetojnë në kushte jo të mira ekonomike. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kanë bërë blerjen e disa ëmbëlsirave, ndërsa është shprehur i lumtur me aktivitetin që kanë ndërmarrë këta nxënës.