Më 28 Prill, ora 20:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, performon grupi i mirënjohur “403”, me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij Hektor Gjurgjialin dhe anëtarët tjerë të grupit, për t’i ofruar gjithë mbështetjen, për këtë ngjarje kulturore që do të mbahet mend gjatë nga ferizajasit.