Veton Berisha

Veton Berisha: Ende nuk e kam të qartë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndaj parashtrimit të rastit tim

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve, Veton Berisha, ka deklaruar se nuk e ka ende të qartë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndaj parashtrimit të rastit të tij. Akoma nuk e kam të qartë, pse pjesa e parë për Kinollin doli e papranueshme. Në pjesën time thotë që duhet të vendoset në meritore, po e presim dokumentin final, sigurisht do të ketë qartësi. Jam shumë i lumtur që i kam bërë shërbim vendit, për faktin që kam luftuar një dukuri që ka qenë krim politik, kjo do t’i kushtojë Kosovës, për vendimin që është marrë që nuk është lëshuar në trajtimin real, Unë jam ankuar në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të orkestrimit të votave. Ka pasur koordinim të Listës Serbe dhe partive të komuniteteve të afërta me to, të cilat kanë arrit për pak kohë pasi janë regjistruar dhe kanë  marrë vota të konsiderueshme, p.sh. partia boshnjake në zonat ku nuk ka boshnjakë, partia rome ku nuk ka aq boshnjakë sa ka vota. Rezultati ka qenë shumë i lartë në raport me gjendjen reale. Edhe PZAP dhe Supremja, kanë  konstatuar se ka pasur orkestrim të votave. Vendimi është i çuditshëm, thotë vota e lirë, nëse ne s’kemi të drejtë, atëherë  zonja Hoxhiq paska të drejtë, sepse asaj iu kanë marrë votat”, ka thënë me tjerash, isdh-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve, Veton Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …