Ministri Zharku mori pjesë në takimin e bankës botërore ne Vjenë të Austrisë

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku po merr pjesë në work shopin, për ministrat e fushave të ndërlidhura me agjendën e procesit të Berlinit i cili po mbahet në Vjenë, të cilin e ka organizuar Banka Botërore.

Me këtë rast ministri Zharku gjatë fjalimit të tij në sesionin plenar” Përmirësimi i besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë ambientale të rrjetit të transportit” të SEETO, foli rreth projektet që po zhvillohen në përfundimin e projekteve rrugore siç janë ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Merdare, pastaj ndërtimi i Autostradës tjetër Prishtinë-Hani i Elezit, si dhe ndërtimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Ndërsa, si projekt të infrastrukturës hekurudhore, ministri Zharku e ceku rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Leshak.

Gjatë fjalës së tij ministri Zharku një rëndësi të veçantë i dha edhe të ashtuquajturave masa të buta në sektorin e transportit, e që njëkohësisht si  progresit të vendit tonë në fushën e transportit.

Ministri Zharku gjithashtu ka theksuar se sa i përket transportit hekurudhor është bërë hapja e tregut hekurudhor për operatorë të rinj të trenave, miratimi i udhëzuesve për inspektim në sigurinë rrugore, implementi i Sistemit Intelegjent të Transportit plani për mirëmbajtjen e rrjetit rrugorë dhe hekurudhorë si dhe angazhimet në funksionalizimin e objekteve në kuadër të Menaxhimit të Integruar te Kufijve.

Këtë work shop e ka organizuar Banka Botërore

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …