Sazan Ibrahimi

Sazan Ibrahimi: Ministria e Financave nuk i ka konsultuar komunat në hartimin e ligjit me impakt në buxhetet komunale

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se asnjëherë nuk janë konsultuar nga institucionet sa i përket faljes së 100 eurove nga tatimi. Për një vendim që prek drejtpërdrejtë buxhetin e komunave është dashur që të ketë diskutimi më të gjerë. Sazan Ibrahimi ka sqaruar se në bazë të analizave, pas propozimit që të falen 100 euro nga tatimi, komunat kanë konstatuar se inkasomi do të bije për 40%, duke bërë kështu që të humbin dhjetëra miliona euro. “Si edhe herëve të tjera edhe këtë herë Ministria e Financave nuk i ka konsultuar fare komunat sa i përket hartimit të këtij ligji, ky ligj do të ketë impakt në buxhetet komunale dhe për këtë arsye niveli qendror është dashur patjetër t’i konsultojë komunat sa i përket hartimit të këtij dokumenti. Në këtë dokument parashihet që komunat të marrin vendime sa i përket faljes së tatimit në pronë deri në vlerën 100 euro për çdo tatimpagues, edhe ky propozim nga niveli qendror patjetër se është dashtë të konsultohet me nivelin lokal, sepse i prek buxhetet e komunave, ka saktësuar drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …