Serbët në Veri të Kosovës shpallën Asociacionin, “Republikë Serbe”

Lista Serbe u bëri thirrje serbëve nga veriu që t’i bojkotojnë plotësisht zgjedhjet lokale, të organizuara nga Kosova

Lista Serbe, Partia kryesore dhe më e madhja  serbëve të Kosovës – u bëri thirrje serbëve nga veriu i vendit që t’i  bojkotojnë tërësisht zgjedhjet lokale, të planifikuara të mbahen të  dielën, më 23 prill. Në deklaratë thuhet se kjo parti i bën thirrje të gjithë popullit serb që të qëndrojë i qetë të dielën dhe të mos bjerë në “provokimet e regjimit të Albin Kurtit, qëllim i vetëm i të cilit, siç tha, është dëbimi i serbëve nga veriu. Në deklaratën e saj, po ashtu, thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron t’i pushtojë komunat e veriut të Kosovës përmes kryetarëve të tij. Për asnjërin prej këtyre pretendimeve, Lista Serbe nuk solli ndonjë provë që do t’i mbështeste ato. “Serbët duhet t’i shikojnë me përbuzje të gjithë ata që planifikojnë të dalin dhe të marrin pjesë. Nesër parashihet që të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – të gjitha të banuara me shumicë serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që të votojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …