Roland Bejko: Ku i merr paratë Sali Berisha që ka mbajtur rreth 13 takime që kushtojnë mbi 60 mijë euro.

Roland Bejko: Sali Berisha e ka bërë koalicionin pasi e sheh Ilir Metën si pasardhësin e tij, të cilit do t’i japë partinë

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka komentuar koalicionin e  Sali Berishës me  Ilir Metën. Bejko tha se Berisha e ka bërë ketë koalicion pasi e sheh Metën si pasardhësin e tij, ë cilit pas zgjedhjeve do t’i japë edhe  partinë, që e drejton ai. “Na vërtetoi atë që thoshim  që do e çojë partinë te  Ilir Meta të cilin e sheh si pasardhës të tij. Kjo u  reflektua edhe në fushatë. Tani ta kuptojnë demokratët dhe militantët. Do shkojnë të votojnë, ata që do votojnë për Metën, do votojnë për të bërë Metën me parti. Me këta këshilltarë Meta do bëjë trafikun e radhës. Pasi do i prishen interesat e partisë Ilir Meta do shkojë te Edi Rama. Ai është një pelegrin politik dhe udhëton aty ku i dalin interesat, tha mes tjerash Ronald  Bejko.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …