Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Gjykata Speciale u ka mundësuar tre dëshmitarëve të japin dëshmitë e tyre kundër Pjetër Shalës, përmes video-lidhjeve

Gjykata Speciale u ka mundësuar tre dëshmitarëve të mbrojtur në gjykimin kundër Pjetër Shalës të japin dëshmitë e tyre përmes video-lidhjeve. Autorizimi është dhënë nga trupi gjykues i cili ka urdhëruar Zyrën Administrative që të bëjë përgatitjet e nevojshme për respektimin e masave mbrojtëse. Gjykimi kundër Pjetër Shalës do të mbahet prej 1 deri më 5 maj. Trupi gjykues i Gjykatës Speciale konsideron se dhënia e dëshmive  përmes video-lidhjeve  do t’u mundësojë dëshmitarëve të flasin pa ankth, pasi konstatohet se  në këtë mënyrë do të përmirësohet cilësia e dëshmisë së tyre, pasi  teknologjia ekzistuese mundëson që dëshmitarët të pyeten me të njëjtat kushte si në sallën e gjyqit dhe do t’u mundësojë dëshmitarëve të dëshmojnë pa ankth, pasi kjo do të përmirësojë cilësinë e dëshmisë së tyre dhe do të jetë në të mirë të mirëqenies së tyre fizike dhe psikologjike, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …