Çështja e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës ka hyrë në agjendën e organeve të këtij institucioni. Kjo bëhet e ditur në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e që aludohet në Kosovën. Takimi do të mbahet të hënën, më 24 prill, ndërkaq në agjendën e Komitetit të Ministrave është edhe një aplikim për anëtarësim. Pika e agjendës ku flitet rreth një aplikimi për anëtarësim në KiE po pa përmendur emrin e shtetit të Kosovës është në ora 14:30. Burimet e medieve në Evropë bëjnë me dije që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE do të jetë më 24 prill në agjendë të Komitetit të Ministrave. Faza e parë për anëtarësimin e një shteti në Këshill të Evropës nis në Komitetin e Ministrave me procedurën për anëtarësim.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …