Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me asnjë nga Bashkitë që do të zgjedhin fitues një kandidat që vjen nga koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Rama tha se ata nuk do të bashkëpunojnë me njerëz që janë shpallur ‘Non Grata’. Kush do fusë gomarin me veshë të gjata në Bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria. Ne nuk mund të na vënë përpara faktit të kryer dhe të na detyrojnë të bashkëpunojmë me individë të shpallur Non Grata, jo nga unë, as nga Mali i Zi, as nga Maqedonia, por as nga Amerika me të cilën nuk mund të luftojmë, Kjo nuk është sfidë, por turp dhe me këtë turp Shqipërisë ne nuk do ia lejojmë”, tha, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin
Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …