Pas vizitës që ju ka bërë disa qendrave të votimit dhe informative që ka marr nga to, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka konstatuar se procesi zgjedhor po zhvillohet në rregull, ashtu sikur është paraparë. “Sot si përfaqësues i KQZ-së se bashku me anëtarët tjerë erdhëm me pa qendrat e votimit. Procesi është duke shkuar në rregull, nuk ka ndonjë problem, ftoj qytetarët e katër komunave të dalin në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë. Ne si KQZ kemi ndërmarrë të gjitha masat që procesi të shkojë në rregull. Siguria është në nivel”, theksoi mes tjerash para medieve, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi . Ai shtoi më tutje se ende s’dihet numri i votuesve që kanë dalë në zgjedhje, teksa shtoi se në këtë qendër në Lagjen e Boshnjakëve kanë votuar 60 persona.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …