Visar Ymeri

Vetëvendosja mori vendim që t’i kthehet punimeve në Kuvend

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka deklaruar se “ne do ta bëjmë opozitën ashtu siç e kemi bërë përherë në Kuvend, ku do të marrim pjesë në diskutimet dhe votimet e dokumenteve që nxirren nga Kuvendi. Çfarëdo tentimi i regjimit për t’i ringjallur dy projekte të dëmshme për vendin, themelimin e “Zajednicës” dhe ratifikimin e marrëveshjes aktuale për demaskimin e kufirit me Malin e Zi, do ta rikthejnë edhe më fuqishëm kundërshtimin tonë dhe do ta jofunksionalizojnë edhe më thellë jetën institucionale të vendit”, tha Kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri. Kryetari i Grupit parlamentar të kësaj partie Glauk Konjufca, tha se kohëve të fundit po vijnë zëra nga Qeveria për procedim sa më të shpejt të demarkacionit aktual në Kuvend, e qëndrimi jonë jashtë Kuvendit në këtë rast është i padobishëm. “Opozita do ta vazhdojë kundërshtimin e projekteve të dëmshme që po i sjellë Qeveria. Ne po kthehemi për ta ngritur zërin tonë brenda Kuvendit, edhe më fuqishëm, dhe nuk do të hezitojmë të bashkëpunojmë edhe me subjektet tjera opozitare për t’i bashkërenduar veprimet dhe hapat e mëtejmë”, u shpreh Konjufca.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë kundër daljes së Opozitës nga Kuvendi. Ne e kemi konsideruar këtë edhe të dëmshme për kauzën tonë, edhe politikisht të padobishme, duke qenë se efekti bojkotimit të Kuvendit në një vend ku regjimi nuk çanë kokën fare për demokraci është inekzistent. Megjithatë, në kohën e bashkëveprimit me dy subjektet tjera opozitare kemi vlerësuar që për kauzën e përbashkët më e rëndësishme është që të mbetemi bashkë. Bojkotimi i seancave ia ka lënë duart e lira regjimit që të nxjerrë vendime i papenguar, si dhe me kundërshtime minimale e kozmetike. Prandaj, bërja e opozitës në Kuvend, është pengesë për vendimet e dëmshme për vendin të cilat i nxjerr ky regjim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …