Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq, dje u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në veri të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet e pjesshme lokale në veri të vendit. Kushti i vendosur për rikthimin e Listës Serbe në proceset demokratike dhe institucionet e Kosovës është ai për formimin e Asociacionit. Ne jemi në një situatë të vështirë, por vullneti i popullit tonë ishte i tillë që ata pothuajse unanimisht morën vendim që të mos marrin pjesë. Kështu vendosën njerëzit tanë në veri. A duhet të mbahen zgjedhjet në stacione dhe kontejnerë policie, me 550 veta të armatosur deri në dhëmbë që duhet të sigurojnë 1 deri në 2% që do të dalin në votime? Vuçiq u shpreh i zhgënjyer me deklaratën e zëdhënësit të Bashkimit Europian, Peter Stano, kundër Listës Serbe, duke pretenduar se kryeministri Albin Kurti po tenton të pushtojë katër komunat në veri të Kosovës.
