Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbisë, Petar Petkoviq, tha se fitues të zgjedhjeve në veri të Kosovës janë “populli serb në Kosovë, i cili i bojkotoi këto zgjedhje sepse nuk dëshiron okupimin”. Kjo është një disfatë për atë pjesë të bashkësisë ndërkombëtare që e mbështeti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe deklaroi se do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve, tha Petkoviq në konferencën për media të mbajtur në Beograd. Ai sqaroi ipas të dhënave të autoriteteve në Serbi, në zgjedhje kanë votuar disa dhjetëra persona të kombësisë serbe. Ai i quajti zgjedhjet “antidemokratike dhe jolegjitime”. Petkoviqi kritikoi Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që lejoi mbajtjen e zgjedhjeve në kontejnerë, që ruheshin nga Policia e Kosovës. Ai po ashtu tha se “nuk ka rrugë të mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë pa u themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …