leoni

Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Nuk mund të pritet asgjë nga pasardhësit e Millosheviçit – Vuçiç – veçse fashizëm dhe urrejtje gjenocidale

Në paraditën e zgjedhjeve në veriun e Kosovës zyrtarët serbë morën pjesë në shfaqjen në Batajnicë të ushtrisë serbe. Gjithashtu, sot, dy zyrtarë të Serbisë – Brnabiq dhe Vuçiç u deklaruan kundër zgjedhjeve dhe qeverisë Kurti, duke e quajtur Kurtin ” guerelier okupator”. Këto sjellje të papërgjegjshme nxisin në fshirjen e historisë dhe në një konflikt të ri gjenocidal në Kosovë.  Domëthënia e Batajnicës është e tmerrshme për shqiptarët, sepse aty u gjetën trupat e vrarë të shqiptarëve të Kosovës, dhe shfaqja e ushtrisë serbe aty tregon se gjakpirësit  serbë duan të nisin një konflikt të ri gjenoidal në Kosovë. Gjithashtu duhet thenë se vetëm Serbia ishte okupatore në Kosovë dhe shqiptarët u cliruan nga ky okupim i llahtarshëm të Beogradit. Qeveria e Kosovës ka bërë shumë përpjekje për multietinicitet dhe tolerancë ndaj komuniteteve në përgjithësi dhe serbëve, në veçanti. Shteti i Kosovës është shtet demokratik, i së drejtës, i sundimit të ligjit, por nga ana tjetër, një pjesë të serbëve dhe të shtetit serb shfaqin sjellje fashiste dhe gjenocidale për të sunduar sërish Kosovën. Rrënja e thelbi i sjelljeve serbe qendrojnë në politikën e gjerë të jashtme të Serbisë që favorizon Rusinë dhe është kundër perëndimit.  Qeveria e Serbisë përpiqet të minojë vitet e shumta të investimeve të perëndimit në toleranën ndërkomunitare, duke nxitur urrejtje midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë. Qeveria serbe duhet të sanksionohet nga bota demokratike për këtë sjellje pro-ruse e antishqiptare.  Bota demokratike duhet të përjashtojë Vucicin dhe Brnabicin e të tjerë nga takimet diplomatike sikurse e ka përjashtuar Putinin, ky kryekasap i popullit ukrainas. Në përfundim do të thoja se është Serbia e Vucicit dhe Brnabicin ajo që ushqen fashizmin gjenocidal të shtetit serb dhe jo qeveria Kurti. Por nuk është cudi. Nuk mund të pritet asgjë nga këlyshi i Millosheviçit – Vucic – veçse fashizëm gjenocidal!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …