Deputetët e Parlamentit Evropian, në planin e raportit vjetor për Kosovën, kanë paraqitur 305 amandamente për Kosovën, të cilin e ka përpiluar raportuesja nga radhët e Të Gjelbërve, Viola von Cramon. Për këto amendamente dhe për tekstin në tërësi do të votohet më 26 prill në takimin e Komisionit parlamentar për çështje të jashtme, ndërsa, në muajin maj, raporti duhet të shkojë për miratim në seancë plenare të Parlamentit Evropian. Një numër i madh i amendamenteve pritet të hidhen poshtë apo të tërhiqen, sepse kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky proces tashmë është përmbyllur në Parlamentin Evropian, me miratimin e vendimit përfundimtar dhe me nënshkrimin e aktit ligjor, i cili është bërë më 19 prill mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së. Megjithatë, ka edhe amendamente nga deputetët e së djathtës ekstreme, të cilët kërkojnë që liberalizimi i vizave, por edhe procesi i zgjerimit të BE-së të mos ndodhin, sepse, sipas tyre, paraqesin rrezik për BE-në.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …