Christopher Hill

Christopher Hill: Propozimi për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pritet të konsultohet më 2 maj, në Bruksel

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, mendon se propozimi për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, me shumë gjasa do të diskutohet në bisedimet e ardhshme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, që pritet të mbahet më 2 maj,  në Bruksel. Mendoj se në bisedimet e ardhshme do të flitet për Asociacionin, pasi ishin marrëveshjet që u nënshkruan në prani të njerëzve shumë seriozë nga komuniteti ndërkombëtar dhe atë duhet të zbatohen,” tha Hill, raporton Danas. Në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të flitet për Asociacionin ka konfirmuar edhe emisari i BE-së për dialogun, ka bërë të ditur edhe emisari i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …