Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nëpërmjet një postimi uroi ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e ditëlindjes. Ai me këtë rast ka artikuluar edhe disa pyetje, të cilat lidhen kryesisht me Fuqitë e Mëdha, që lindën Gjykatën e Hagës, nëse e kishin parashikuar se historia e kësaj gjykate “do të zhvillohej kaq zymtësisht e padrejtë me njerëz që luftuan për lirinë e popullit të tyre dhe me vetë Kosovën?!”. Rama, thotë se Thaçi është një person të cilin e ka marrë peng bashkësia ndërkombëtare. Sot ka qenë një ditë e vrenjtur edhe brenda meje. Zakonisht në këtë ditë të vitit jam mësuar, prej vitesh, t’i uroj ditëlindjen sivëllait tim, kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Dhe pengesa për t’ia uruar ditëlindjen një njeriu të dashur, të gjallë e të marrë peng në rrethana të njohura, jo nga forca të errëta e të panjohura, po nga Bashkësia e Lartë Ndërkombëtare, ka gjithë ditën që më rri mbi kokë si boshllëk i zymtë, thithës e lodhës”, ka shkruar mes tjerash, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …