Nxënës të shkollave të mesme dhe fillore në Ferizaj, në shënim të Ditës së Tokës, realizuan një varg aktivitetesh, që kryesisht lidheshin me pastrimin e ambienteve shkollore, oborreve, mbjelljen e drunjve dekorativ e rregullime të tjera mjedisore. Në këtë aksion të gjerë të shkollave në qytet e fshatra, me mbështetjen e Drejtorisë së Arsimit, u shënua Dita e Tokës, me mesazhin që përçojnë këto aktivitete, për një ambient të pastër dhe kujdes të shtuar mjedisor.