Vitia shënon Ditën e Tokës

Me rastin e 22 Prillit – Ditës së Tokës, komuna e Vitisë e ka shënuar këtë ditë me disa aktivitete, me të cilat u përmbyll edhe aksioni 22 ditor i pastrimit në komunën e Vitisë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, pjestarë të KFOR-it amerikan, policisë, drejtorë të drejtorive e zyrtarë komunal, punonjës të kompanisë së pastrimit “Eco Higjinea, Njësisë së zjarrëfikësve dhe përfaqësuesit fetarë e të OJQ-ve, me rastin e kësaj dite kanë mbjellur lule në parkun e qytetit, nw sheshin “Calmy Rey” dhe nw disa pjesw tw qytetit në Viti. Kryetari Haliti shprehu përkushtimin e qeverisë lokale për ambient të shëndoshë, por kërkoi nga të gjithë përkushtim, vetëdijesim dhe kujdes të shtuar, në mënyrë që të jetojmë shëndetshëm e me ajër të pastër. Ndërkaq Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtjen e Mjedisit njoftoj të pranishmit me aktivitetet mjedisore që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme. Sipas planit operativ të kësaj drejtorie pritet të bëhet pastrimi i hapësirave publike në qytet si sheshe, parqe, rrugë, para institucioneve publike si shkolla e tjerë. Këtij aksioni ju janë bashkangjitur përfaqësues të organizatave dhe institucioneve të ndryshme që veprojnë në Viti. Përndryshe Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën me 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit.

May be an image of 15 people and plant

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …