Shënohet Dita e Tokës në Rahovec

Është një ngjarje vjetore që shënohet në të gjithë botën, me 22 prill, për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Komuna e Rahovecit është e përkushtuar dhe po punon vazhdimisht për një mjedis të pastër e kushte të mira jetese. Si Komunë, ka investuar shumë në pastrim të deponive ilegale, që kanë qenë një barrë e madhe për qytetarët, ka investuar në gjelbërim, po ndërtohen parqe e po mbjellën drunj dekorues. Ka bërë shumë, do të bëjë edhe më shumë. Komuna e Rahovecit i lutë shumë qytetarët që bashkë të kemi kujdes e të angazhohemi vazhdimisht që ta mbajmë mjedisin e pastër, sepse vetëm kështu kujdesemi për veten, për fëmijët tanë dhe për gjeneratat e ardhshme.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, motoçikletë, skuter dhe bar

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …