Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës, “kanë ndodhur ndryshime tektonike”. Dje populli serb tregoi se kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme, para së gjithash nga bashkësia ndërkombëtare, dhe para së gjithash po i referohem fuqive perëndimore”, tha Vuçiq për gazetarët më 24 prill. Vuçiq tha gjithashtu se të dielën u zhvillua një “kryengritje politike, paqësore e popullit serb”. Ne nuk kemi nevojë për ndonjë konflikt me NATO-n, nuk jemi të aftë për këtë, por nuk jemi në një situatë që të lejojmë poshtërimin e mëtejmë të popullit tonë. Situata vetëm sa do të ndërlikohet. zgjedhjet e 23 prillit] janë debakël zgjedhor i Kurtit dhe QUINT-it deklaroi Vuçiq, duke iu referuar grupit të shteteve ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia. Ky është një rezultat historik sepse nuk ka ndodhur kurrë në tokën evropiane. Kjo tregoi unitetin e madh të popullit serb, disiplinën dhe përgjegjësinë e serbëve, gjë që nuk është parë në historinë moderne të kombit tonë”. Sipas Vuçiqit, zgjedhjet e 23 prillit ishin “referendum” për serbët që jetojnë në veri, për “të treguar se kë nuk duan në veri të Kosovës”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …