Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar mbylljen me sukses të fazës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evorpës. Ai ka përshëndetur vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe ka uruar që ajo të jetë sa më shpejtë anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës. “Përshëndes vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës, ka shkruar Bajram Begaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …