Ekipi i quajtur Menaxhues, i cili kryesohet nga një deputete e Serbisë, e partisë së Vuçiqit do ta dorëzojë draftin e Statutit të Asociacionit me 2 maj, në takimin që pritet të mbahet mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel. Pushteti në Kosovë duket i pakënaqur nga përbërja e Ekipit, që buron nga Ministria e Administrimit Lokal. Ekipi Menaxhues, që mendohet ta shkruajë një draft-Statut të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, do të ketë rol të rëndësishëm për takimin e 2 majit. Ky ekip, pothuajse krejt anonim, do ta prezantojë draft-Statutin e parë zyrtarë në takimin e radhës në Bruksel, sipas një njoftimi që ka bërë Emisari, Miroslav Lajcak. Agjenda e takimi do ta përfshijë miratimin zyrtar të Deklaratës për të pagjeturit, prezantimin e draft-Statutit të parë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nga Ekipi Menaxhues dhe çështjet aktuale. Prandaj presim që të dyja palët të vijnë në Bruksel të mirë përgatitura dhe plotësisht të përkushtuara për fazën e implementimit”, ka shkruar Llajçak. Kryeministri, Albin Kurti është deklaruar se gjithmonë jam gati për takimet e nivelit të lartë, të cilat organizohen me lehtësimin apo ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimi i radhës do të mbahet në Bruksel si zakonisht, me ç ’rast duhet të diskutohet se si edhe marrëveshja Brukselit dhe aneksi i zbatimit nga Ohri që është pjesë integrale do të zbatohen pa vonesa dhe plotësisht tha Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …