Kryesuesi i Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Krasniq udhëhoqi me mbledhjen e katërt, të komitetit dhe në kujtesë të nisjes së sulmit të parë frontal të UÇK-së dhe daljes së parë publike në zonën e Llapushës, ndër të tjera tha.” Pikrisht nesra më, 26 prill të viti 1998, bëhen njzet e pesë vjet të sulmit të parë frontal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të njësitit ” LUMI” dhe ” PËLLUMI”, të cilët kishin zë pozicionet luftarake, në magjistralen Pejë- Prishtinë, mes fshatrave Balincë dhe Gjurgjicë, ku për disa orë u zhvilluan, luftime të ashpëra mes forcave çlirmtare të UÇK-së si dhe policisë pushtuese serbe, ku nga ana e pushtuesit pati dëme të konsiderueshme në mjete luftarake dhe humbje tjera, prandaj vazhdoi Krasniq, ” ky sulëm frontal paraqet njëherit është edhe sulmin e parë sidhe daljën e parë publike të UÇK -së në zonën e Llapushës, Malishevës, dhe i tregoi botës demokratike se jemi të vendosur me luftua deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës”, për këtë simbolikë të fuqishme edhe ka hyrë në kalendarin e datave historike përfundoi Krasniqi.
Në Vazhdim të takimit, anëtarët e Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, takuan dhe biseduan edhe me Kryetarin e Invalidëve të UÇK-së dega në Malishevë, Fatmir Buçajn dhe atë të Martirëve dhe të zhdukurëve të luftës, Hysen Kryeziun .