Pjetër Shala

Avokati i Pjetër Shalës e ka dorëzuar dosjen paraprake në Gjykatën Speciale, në Hagë

Avokati i Pjetër Shalës e ka dorëzuar dosjen paraprake në Gjykatën Speciale në Hagë. Ndërkohë Zyra e Prokurorisë së kësaj gjykate më 17 prill 2023 kishte dorëzuar versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake në çështjen e pretenduar penale,  “Pjetër Shala”, sipas urdhrit gojor të trupit gjykues të 28 marsit të vitit 2023. Më 27 mars 2023 para trupit gjykues të Gjykagës Speciale është paraqitur dëshmitari i parë i Prokurorisë në gjykimin kundër Pjetër Shalës, kurse më pas janë dëgjuar edhe tre dëshmitarë të tjerë. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars të vitit 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale. Në aktakuzën e konfirmuar, Pjetës Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme, si gjoja ndalim arbitrar e tortura të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …