Kryeministri, Albin Kurti, me kohë ka paralajmëruar se Blerim Isufaj s’do të mund të bëhet Kryeprokuror, mirëpo mbetet që vendimin definitiv, sipas ligjit dhe Kushtetutës ta marrë kryetarja, Vjosa Osmani, e cila edhe po të dojë nuk mund ta shpërfillë kryeministrin, sepse rrezikon koalicionin. Në fund të këtij muaji pritet të përfundojnë arsyet pas së cilave Presidenca ka paralajmëruar se do të merret një vendim. Vendimi i mundshëm i Vjosa Osmanit për dekretimin e Isufajt mund ta përmbyllë procesin e zgjedhjes së Kryeprokuorit, por vendimi për mos dekretim do ta niste atë edhe njëherë nga fillimi. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj u vu në qendër të sulmeve nga kryeministri, Albin Kurti dhe deputetët e Vetëvendosjes pas arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, me urdhër të Prokurorisë.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …