Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Skenderajt, në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Uniteti” mbështetur edhe nga Ndërmarrja Lokale Publike “Eko Natyra”, kanë vazhduar shpërndarjen e kontejnerëve të mbeturinave në të gjitha fshatrat e komunës së Skenderajt, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve publike ndaj qytetarëve. Krahas angazhimit për shtrirje të plotë të shërbimeve në gjithë territorin, Komuna e Skenderajt bën thirrje tek ekonomitë familjare që nuk janë përfshirë akoma në sistemin e menaxhimit të mbeturinave, që t’i kryejnë procedurat pranë zyrave të KRM “Uniteti” në qytet, në mënyrë që të përfshihen edhe ato në shërbime.