Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës, ka pezulluar nga puna kryeshefin ekzekutiv, Nagip Krasniqi pas arrestimit nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për keqpërdorim me detyrën dhe autoritetin zyrtar. Në vendimin që është marrë në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut, thuhet se më mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut, është marrë vendim për pezullimin nga detyra e punës së Kryeshefit Ekzekutiv, Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm. Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zëvendësir të Kryeshefit Ekzekutiv, Borfi ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK. Kundër Nagip Krasniqit, Prokuroria Speciale fillimisht kishte nisur një hetim preliminar për mosdeklarim apo deklarim të rremë të pasurisë, ndërsa Krasniqi më vonë do të përfshihej në raportet e hetuesve të Policisë. Ai i kishte nënshkruar dy marrëveshje të cilat dyshohet t’i kenë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit. Nagip Krasniqi kishte realizuar një vizitë në Kroaci në mars të vitit të kaluar, atje ku Martin Berishaj shërben si ambasador i Kosovës. Hetuesit policorë dyshojnë se ata dy ishin takuar në Kroaci.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …