Pas marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave dhe hapit të parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, nga SHBA-ja dhe Gjermania erdhën mesazhet se formimi i Asociacionit tani po konsiderohet i pashmangshëm, në njëfarë mënyre ka qenë i kushtëzuar. Ambasadori gjerman Jorn Rohde e tha haptazi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është i ndërlidhur me implementimin e marrëveshjeve të dialogut me Serbinë. Një komitet i përbashkët monitorues është themeluar në Bruksel për ta mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së fundit bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, për zbatimin e kësaj marrëveshjeje e cila u konsiderua historike nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, duket se Kosova do të kushtëzohet më shumë në proceset e saj integruese. Në kohën kur kryeministri, Albin Kurti u shpreh i gatshëm për zbatimin e të gjitha pikave të marrëveshjes së fundit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kosovës iu hap rruga e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …