leoni

Albin Kurti

Albin Kurti: Kam qenë i gatshëm ta shkruaj draft-statutin e Asociacionit, por nuk është pranuar nga palët në takimin e Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka folur përsëri në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka treguar se ka qenë i gatshëm që vet ta shkruajë draft-statutin e asociacionit, por sipas tij, një gjë e tillë nuk është pranuar nga palët në takimin e Ohrit. Në takimin e Ohrit kam pranuar që draft-statutin ta shkruaj unë, por me ato tri shtyllat parimore që duhet pranuar parimisht. Një gjë e tillë u refuzua dhe mua mu tha nga ndërmjetësit që këtë duhet ta bëjë ekipi menaxhues si pasojë e marrëveshjeve të mëhershme në dialogun e Brukselit para një dekade, ka shpjeguar  Kurti, duke shtuar se në grupin punues për asociacionin nuk ka ndonjë anëtarë nga Qeveria e Kosovës. Tash sa i përket ndërmjetësit që ta përcaktojë agjendën e takimit të datës 2 maj, unë do ta takoj në një konferencë ndërmjetësin Lajçak. Nuk ka anëtar të grupit punues nga ana jonë, edhe pse unë e kam zëvendësin tim,  përgjegjës për integrimet evropiane, tha Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …