Ferit Hoxha

Ferit Hoxha: Rusia nuk mund ta përmend Kosovën për të justifikuar veprimet e saj në aneksimin e Donbasit e të Krimesë

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, u shpreh se Rusia nuk ta përmend Kosovën, shtet që njihet më shumë se gjysma e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, për të justifikuar veprimet e saja. Drejtësia e ka konfirmuar se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo çështje është e mbyllur. Në veçanti, është bërë një obsesion rus t’i referohet Republikës së Kosovës, një vend i njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, për të justifikuar veprimet e saj të paligjshme në Gjeorgji në vitin 2008, në Ukrainë që nga viti 2014, gjë që siç e dimë të gjithë po vazhdon deri në këto momente. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, e njëjta ka kërkuar që Rusia të ndalojë luftën e saj, prandaj nuk ka asgjë që tingëllon më e zbrazët sesa përpjekja e dëshpëruar për të justifikuar të pajustifikueshmen, dhe përpjekja e saj për t’u fshehur pas të papranueshmes”, deklaroi ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit  Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …