Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi se është zgjedhje e shqiptarëve se kë do të votojnë më 14 maj, por Amerika, aleati ynë më i madh, strategjik, në Kombet e Bashkuara, ka bërë thirrje të përsëritura për të bërë kujdes. Gjatë një prononcimi për mediet, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Rama iu përgjigj interesit të medies, nëse ishte presion thirrja e tij në fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit për të mos votuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë“. “Nuk kam folur as për kandidatë kundërshtarë, as për kandidatë të opozitës, kam folur për kukulla të një çifti, ku kemi një “non-grata” të shpallur nga aleati ynë më i madh strategjik”, tha Rama. Kemi thirrje të përsëritura nga aleati ynë strategjik në Kombet e Bashkuara për të bërë kujdes në këtë pikë. Ata vendosin se çfarë natyre kanë raportet e tyre me ne, në momentin kur një individ i shpallur “non-grata”, jo një individ dosido, por një nga individ që ka pasur jo pak pushte në 30 vite, mban damkën e një personi që është i padëshirueshëm. Sipas Edi Ramës, ky nuk ishte një presion, por një mënyrë për t’ia thënë drejtpërdrejtë se do të jetë i pamundur bashkëpunimi, jo se nuk do të duam ne të mbështesim komunitetet, por sepse këta kandidatë nuk janë vënë aty për të zgjidhur hallet e komuniteteve dhe për të çuar më tutje punën që ne kemi bërë në këto bashki, por për të krijuar oaze të luftës politike për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore dhe për t’i trajtuar bashkitë si pengje lufte, ka saktësuar Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …