Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se kryeministri, Albin Kurti ka mbrojtur njeriun e korruptuar e jo prokurorin. Ai gjatë seancës ku po diskutohej për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka theksuar se Kurti është shefi i të korruptuarve. Ai personalisht ka intervistuar anëtarë të bordit, ku ka interesa financiare është e pa mundur të intervistohet pa Albin Kurtin, ka thënë Haradinaj. Ju mund të thoni që Albin Kurti nuk është i korruptuar, por është shefi i të korruptuarve, pra është krijuesi i korrupsionit të modelit lidhje e shkurt. Ai ka shprehur mosbesim në të gjithë të tjerët dhe ka besuar që dostat e tij janë të pakorruptuar. Kjo sjellje e tregon të gjithë kupolën e korrupsionit. Unë besoj shumë se këta njerëz e kanë një zor të madh. Ai që vjen në këtë foltore dhe e mbron të korruptuarin, e ka një zor të madh. Kryeministër bëhu me ligjin dhe me prokurorin, ka porositur, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …