Takimi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha që zgjati rreth tre orë, nuk ka sjellë asnjë rezultat sa i takon arritjes së kompromisit për reformë në drejtësi. Kryeministri Rama pas takimit bëri të ditur dështimin e negociatave. Ai tha se PD kishte refuzuar propozimin për votim me 2/3, gjë të cilën kjo parti e ka kërkuar prej kohësh. Por, lideri i opozitës në fjalën e tij u shpreh se takimi dështoi pasi PS nuk pranoi propozimin për “vendet të rezervuara” në formulën e emërimit të funksionarëve të rinj të sistemit të drejtësisë. Ideja e opozitës është që partitë politike duhet të emërojnë anëtarët e KLGJ dhe KLP. Pra vendet në këto këshilla të jenë të rezervuara për partitë politike. Këshilli i Lartë të Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë të Prokurorisë janë dy qeveritë e reja të sistemit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …