Më 27 prill të vitit 1873, u lind Hasan Berisha nga Polaci i Drenicës i njohur më vonë si Hasan Prishtina. Ishte djali i fundit i bejlerëve të Vushtrrisë. Mësimet e para kreu në vendlindje. Vazhdoi shkollimin në gjimnazin frëng të Selanikut, më pas në Stamboll u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë. Pas përfundimit të shkollës punoi në Shkup, ku qe edhe pjesë e klubit “Bashkimi” në qytet dhe mbështet shkronjat latine për alfabetin shqip. Familja e tij ishin bejlerët e Vuçiternit. Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës 1920. Në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës. Në dhjetor të vitit 1921 pas një grusht shteti me Mustafa Krujën, Qamil Koçulin e Prishtinës shkaktuan dorëheqjen e qeverisë Evangjeli. Hasan Prishtina emërohet kryetar i një qeverie që zgjati pesë ditë. Mori pjesë sërish në një lëvizje kryengritëse në shkurt-marsin e vitit 1922. Pas implikimit me veprimet e marsit, kalon në arrati së bashku me Zija Dibrën e Hysni Currin nëpër malet e Shqipërisë. Në janar 1923 njoftohej se zyrat shtetërore në Kukës e Krumë qenë pushtuar prej Hasan Prishtina. më 25 gusht 1923 Prishtina del jashtë Shqipërisë me ndërmjetësinë e legatës italiane. U kthye në Tiranë pas Lëvizjes së Qershorit. Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” shkoi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë. Më 13 gusht të vitit 1933 u vra nga agjenti i Ahmet Zogut, Ibrahim Çela. (RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …