Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, iu ka kundërpërgjigjur kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, pasi ajo e ofendoi euro-deputeten duke i thënë “duhet të turpërohet”, për shkakun që zonja Cramon kishte deklaruar se bojkotimi i zgjedhjeve të serbëve në veri të Kosovës është në kundërshtim me standardet demokratike. Nëse kryeministrja flet me një retorikë të tillë, me sulme të tilla, sillet në mënyrë të paqytetëruar ndaj deputetëve të Parlamentit Evropian – kjo tregon shumë, por nuk të krijohet përshtypja se është dikush interesi i të cilit është bashkëpunimi me neve në Parlament. Nuk mund ta kuptoj se çfarë lloj strategjie madhështore fshihet pas saj – a ka vullnet në Serbi për të vazhduar integrimin, për të parë perspektivën evropiane, apo është qëllimi për t’u përplasur dhe për të qenë arrogantë”, tha mes tjerash Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …