Gjykata Speciale për punën e saj raporton rregullisht në OKB. Në radhë të parë i raporton Sekretarit të Përgjithshëm të saj Antonio Guterres e përmes tij Këshillit të Sigurimit, si dhe shteteve anëtare, ku bën pjesë edhe Serbia. Raporti do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit më 27 prill 2023, ku zakonisht merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. OKB nuk e njeh shtetin e Kosovës, as Sekretari i Përgjithshëm i saj dhe as Këshilli i Sigurimit, për shkak të kundërshtimit të Rusisë dhe Kinës, të cilat vazhdojnë të jenë aleate të ngushta të Serbisë. Përderisa UNMIK-u dhe EULEX-i i raportojnë rregullisht OKB-së sepse kanë edhe mandat nga kjo organizatë, nuk dihet përse Gjykata Speciale, që thuhet se është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, i raporton një organizate e cila nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe për shkak se nuk është anëtare e saj vazhdon të përballet me pengesa e vështirësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare. Përmes OKB-së dhe Sekretarit të saj, Gjykata Speciale, në fakt i raporton tërthorazi edhe Serbisë sepse ajo është shtet anëtar Kombeve të Bashkuara dhe çdo anëtari i dërgohen raportet e sekretarit Antoio Guterres.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …