Gjatë votimit në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, Greqia nuk vot0i kundër por abstenoi. Ky fakt po interpretohet si ndryshim i qëndrimit të Greqisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Këtë fakt e bëri të ditur edhe, Georgios Katrugalos, ish-shefi i diplomacisë greke, i cili thotë se qeveria në Athinë papritmas mori një qëndrim të prerë rreth Kosovës. Sipas tij, ky vendim i autoriteteve greke është i keq. Vendi ynë duhet të promovojë gjithmonë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, duke mbështetur hapa dhe zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Vendimi i qeverisë për të votuar për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës për t’u dalluar nga vendet e tjera të Bashkimit Europian që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Rumania dhe veçanërisht Qiproja, që votuan kundër, nuk i kontribuon këtij qëllimi, por dobëson rolin e ndërmjetësit që duhet të ketë Greqia në rajon, thotë Kartugalos.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …