leoni

Andin Hoti: Serbia duhet të jap qasje në arkiva në mënyrë që të zbardhet fati i të të zhdukurve

Andin Hoti: Serbia e pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë. Ai ka shkruar se për herë të parë pas shumë sfidave dhe pas 24 vitesh kanë arritur të bëjnë adresimin e drejtë të përgjegjësisë për të zhdukurit, që pritet të miratohet nga kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Për herë të parë pas shumë sfidave dhe pas 24 vitesh arritëm ta imponojmë adresimin e drejtë të përgjegjësisë për të zhdukurit, si viktima të luftës që kërkojnë zgjidhje dhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare. Prandaj më nuk do të ketë vetëm persona të zhdukur, por persona të zhdukur me dhunë nga shteti serb. Andin Hoti thotë se  është e rëndësishme që me anë të kësaj deklarate Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave dhe prezantimin e dokumenteve sekrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …