KKSB në Skenderaj mbajti mbledhjen e radhës

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i udhëhequr nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, dhe me pjesëmarrje te të gjithë akterëve të përfaqësuar në këtë këshill, ka mbajtur mbledhjen e dytë për këtë vit, ku ka diskutuar për pika të ndryshme të rendit të ditës. Në pikën rreth sigurisë publike, në të cilën ka raportuar komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi, situata e sigurisë është vlerësuar e qetë dhe stabile, pa ndonjë rast që do të ndikonte në prishjen e rendit publik. Tek pika e sigurisë në komunikacion, kryetari Nura ka folur për aksionin që Komuna e Skenderajt ka ndërmarrë për pastrimin e rrugëve, në funksion të qarkullimit pa ndonjë pengesë dhe mirëmbajtjen e tyre. Megjithëkëtë, anëtarët e KKSB-së, kanë kërkuar që pengesat, që ndryshe njihen “policë të shtrirë” në disa rrugë brenda territorit të komunës, të largohen, pasi janë të panevojshme. Kryetari Nura ka thënë se do të identifikohen pikat rrugore ku nuk është e nevojshme për pengesa të tilla, dhe ato do të largohen nga rruga.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …