leoni

Përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, vizituan Komunën e Ferizajt

Giulio Crespi, Zyrtar i Politikave Sociale dhe Inovacionit (Drejtoria për Zgjerim në Bruksel), Anne-Sophie Houee, Nurten Demiri, Ariana Çaka, Ekipi për Zhvillim Shoqëror në Zyrën e BE-së në Kosovë u pritën nga nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Kemajl Emini dhe ekipi nga Komuna e Ferizajt. Temat e trajtuara kishin të bëjnë me projekte konkrete në fushën e mirëqenies sociale, po ashtu u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e rinisë dhe barazisë gjinore. Komuna e Ferizajt ka përfituar edhe në të kaluarën nga Bashkimi Evropian dhe Zyra e BE-së në Kosovë, prandaj edhe diskutimi i sotëm i hap rrugë projekteve të reja në komunën tonë!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …