Mbahet mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Politike dhe Financa në Ferizaj

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi ka thirrur mbledhjen e katërt të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa. Në këtë mbledhje është bërë propozim-vendimin për daljen në konsultim publik të draft-planit komunal për ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe ri-integrimin e të huajve në Komunën e Ferizajt për vitin 2023-2025. E nga ana tjetër Sabri Murseli drejtor i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, ka bërë propozim-vendimin për këmbimin e ngastrës kadastrale 3148 -0 ZK në Ferizaj pronë private, me pjesën e ngastrës kadastrale 2769-0 ZK në Ferizaj pronë e Komunës së Ferizajt. Drejtori Murseli, pati edhe disa propozim-vendime për këmbimin e disa ngastrave kadastrale në Neredime të ulët. Të gjitha këto pika të rendit të ditës, nga të gjithë anëtarët e KPF-së u morë vendim që të diskutohen në mbledhjen e së premtes të Kuvendit të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …