Remzi Halili: Me 30 prill 2023 do të shënohet 24 vjetori i rënies heroike të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë të fshatit Shtuticë

Remzi Halili djali i Dëshmorit të kombit, Nysret Halili ka bërë të ditur se të dielen më datë: 30.04.2023 në orën 11: 00 do të shënohet 24 vjetori i rënies heroike të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë të fshatit Shtuticë.
Në shënjë ndërimi dhe respekti do të zbulohet edhe një pllakë përkujtimore me emrat e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë e cila është financuar nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.
Falënderojmë drejtorin e kësaj agjencie z. Bislim Zogaj, komunën e Drenasit si dhe të gjithë bashkëfshatarët për investimet e bëra në Kompleksin e Dëshmorëve në Shtuticë.
Përjetësisht Lavdi
UÇK nderi dhe Lavdia e Kombit tonë!

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …