Annalena Baerbok ka bërë fushatë të fuqishme për anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbok ka bërë fushatë të fuqishme për anëtarësimin në BE të  vendeve  të Ballkanit Perëndimor. Tani është momenti kur ne duhet të realizojmë pikat vendimtare”, tha Baerbock të enjten në një takim të pesë ministrave të jashtëm gjermanisht-folës në Salzburg. Agjencia gjermane e lajmeve dpa thotë se gjashtë vendet në Evropën Juglindore kanë pritur për 20 vjet që premtimet e BE-së të zbatohen. Sipas kësaj agjencie, do të ishte fatale për demokracinë dhe të ardhmen e këtyre vendeve nëse brezi i ri do të emigronte nga zhgënjimi. Anëtarsimi është instrumenti më i rëndësishëm gjeostrategjik i BE-së, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Shallenberg. Është “koha e fundit që ta kalojmë këtë provë gjeostrategjike”. Nuk ka vakum në politikë, tha ai. “Ose do të arrijmë të ankorojmë fort mënyrën tonë të jetesës atje ose do të përballemi me një mënyrë tjetër jetese atje, qoftë ajo kineze, turke, ruse apo prejardhje tjetër”, thotë Shallenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …