Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se Albin Kurti bëri një gabim kapital në marrëveshjen e Ohrit dhe të Brukselit, pasi në preambulën e marrëveshjes së Brukselit, më 27 shkurt, është bërë një gabim i madh për Kosovën që nuk mund të kthehet pas. Është hera e parë në historinë e bisedimeve që Kosova merret vesh për një pikë ku nuk ka paragjykim për statusin final. Është hera e parë që pranohet kjo prej kohës së pavarësisë. Këto janë obligime ndërkombëtare. Për këto po flas. Nuk ka kthim prapa. Për herë të parë pas pavarësisë, Kosova pranon një pikë ku nuk paragjykohet statusi, tha Abdixhiku. Kurtin nuk e fajëson askush për Asociacionin, por për atë që ka nënshkruar. Por ai solli diçka më shumë se ajo dhe mund të evidentohet fare lehtë tha kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …