Ivica Daçiq e diskrediton ministren Shvarc në OKB, duke treguar se ajo ka akuzuar për krime lufte Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Ivica Daçiq e diskrediton ministren Shvarc në OKB, duke treguar se ajo ka akuzuar për krime lufte Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në sesionin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke iu përgjigjur ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Shvarc lidhur me krimet e luftës, tha se ishte vetë zonja Donika Gërvalla që deponoi në Gjykatën Speciale, në Hagë, dëshmi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Ju keni ndihmuar të akuzohet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për krime me dëshmitë që keni mbledhur nga familjarët e viktimave, pra juve ju kanë dalë në ndihmë viktimat e krimeve të kryera nga ana e Thaçit dhe Veselit. Më 2017 keni folur për krimet e  Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe anëtarëve të partive tuaja politike. Ua rikujtoj se unë kam nënshkruar marrëveshje me Thaçin. Ku janë ata tash? Pse s’jam akuzuar unë ose kryetari Vuçiç për krime  lufte, pyeti Daçiq  duke e lënë pa fjalë, kokulur dhe të mbuluar me turp, ministren e Qeverisë së Albin Kurtit, Donika Shvarc, dëshmitaren e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …