Rritja e kundërshtimeve të disa shteteve të fuqishme kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, ka bërë që të vihet në pikëpyetje lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës gjatë këtij viti. Gjermania dhe Franca shfaqen ngurruese për liberalizimin e shpejtë të vizave për Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, për shkak të drojës së tyre për rritjen e fluksit të kërkesave të pabaza për azil. Kjo ka zbehur dukshëm entuziazmin e javëve të kaluara kur pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian, Qeveria e Kosovës premtoi se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë muajve të verës. Shtypi gjerman, duke cituar burime brenda Qeverisë në Berlin, bën të ditur se ekziston një frikë e madhe nga abuzimet e reja masive të kërkesave për azil.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …