Mbahet mbledhja e KKSB në Rahovec

Nën organizimin dhe udhëheqjen e Kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe anëtarëve të Këshillit për Siguri në Bashkësi (KKSB), në sallën e vendit komunal në Rahovec, është mbajtur takimi me kryetarët e fshatrave dhe lagjeve të qytetit. Të pranishëm në takim ishin, Nënkryetari Iska, drejtorët e drejtorive, komandanti i policisë Fazli Morina dhe gjithashtu përfaqësuesit e OSBE-së, prej këtyre të fundit buron kjo ide që të mbahet një takim i tillë, të cilët i falënderojë për angazhim.

Në REND DITE ishin dy pika:

  1. Gjendja e sigurisë në Komunën e Rahovecit;

  2. Të ndryshme;

Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth vlerësimit të gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit, po ashtu u bë shqyrtimi i dukurive negative, me theks të veçantë u fol për sferën e veprimeve dhe masave ndaj atyre që shkelin ligjin.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …