Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi bashkë me drejtorin e DKRS-së, z. Afrim Dina, bashkëpunëtorë, si dhe në prezencën e shumë qytetarëve të pranishëm, përuruan fushën sportive në Gexhë, një investim ky nga Komuna e Rahovecit, respektivisht DKRS-ja. Në këtë fushë të bukur, të rinjtë dhe të rejat mund të zhvillojnë aktivitete sportive në futboll, basketboll, hendboll dhe volejboll. Këtë fushë do ta shfrytëzojnë edhe nxënësit e mësimdhënësit e shkollës së fshatit. Me ndërtimin e terreneve të reja sportive, Komuna e Rahovecit synon promovimin e sportit, të jetesës aktive dhe të shëndetshme, angazhimin e të rinjve me aktivitet fizik, si dhe konkurrencën e shëndetshme të garës.